Pacolli

Pacolli: Rezultatet e KQZ-së, paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, rezultatet e përfundimtare të publikuara sot nga KQZ i ka quajtur të manipuluara dhe që nuk e paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës. Sipas tij, përfshirja në numërimin e votave nga Serbia është një skandal dhe një gabim historik. Ai ka paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore, sipas tij, për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë. “Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare të 6 Tetorit. Rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, shkroi Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …