David L. Phillips

Phillips: Prioriteti i Shqipërisë duhet të përqendrohet në forcimin e lidhjeve me ato vende ku jetojnë shqiptarët

Krijimi i të ashtuquajturit  “Shengenit ballkanik” mori një goditje kur Mali i Zi bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë. Arsyeja e këtij refuzimi ka të bëjë me rëndësinë që ky shtet i jep BE-së. Por, Mali i Zi bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë në kontakt me liderët dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për të vijuar me ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe nënshkrimin të marrëveshjeve të ndryshëm rajonale. Një qasje e tillë nevojitet edhe për Shqipërinë. Këtë mendim e ka edhe profesori i Universitetit të Columbias në SHBA, David Phillips i cili thotë se prioritetet e Shqipërisë në lidhje me pozicionin e saj në rajon dhe marrëdhëniet me fqinjët duhet të përqendrohen në forcimin e lidhjeve me ato vende në të cilat jetojnë shqiptarët. Pra në mënyrë indirekte kjo thirrje drejtohet për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në lidhje me faktin se cili duhet të jetë prioriteti kryesor për Shqipërinë, Phillips, vuri në dukje vetëm një fakt: përparësia e Shqipërisë duhet të jetë kombi shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …