Rexhep Qosja

Rexhep Qosja: Me ndikim cenues ndaj kohezionit shoqëror dhe mbarëkombëtar është ideja e kombit kosovar

Akademik Rexhep Qosja ka kritikuar disa persona të cilët janë mbledhur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës të cilët po e predikojnë kombin kosovar. “Me ndikim cenues, të veçantë, ndaj kohezionit shoqëror dhe mbarëkombëtar është ideja e kombit kosovar, predikuesit e së cilës janë të mbledhur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Njëri prej ish kryetarëve të kësaj Akademie para disa vjetësh do të deklarojë me një rast se “pakicat kombëtare, sidomos ajo serbe, sigurinë e tyre në Kosovë do të mund ta realizojnë vetëm me krijimin e kombit kosovar!”, ka shkruar Qosja.

Tutje ai ka thënë se në kohën e demokracisë situata do të duhej të rregullohej por lirinë, nuk po dimë ta shfrytëzojmë ende. “Kemi menduar se në periudhën pjesëmarrës të së cilës jemi – në periudhën e demokracisë do të përmirësohet shpejt jeta jonë në të gjitha fushat e saj. Por, shpejt do të jemi të detyruar t’i besojmë shkrimtarit të madh francez, Andre Zhid, i cili thotë: “Lirinë më lehtë e fitojmë se ç’do të dimë ta shfrytëzojmë”. Shumë më shpejt se ç’mund të na ketë shkuar mendja po shihet se sa e se si po cenohet, madje, kur e ku po rrezikohet kohezioni ynë shoqëror dhe mbarëkombëtar”, ka shkruar Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …