Brickos

Cakaj: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meriton të lëvizë lirshëm pa viza por BE po tregohet e padrejtë

Cakaj: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meriton të lëvizë lirshëm pa viza por BE po tregohet e padrejtë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Gjatë takimit, u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë. Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë. Ministri vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces. Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Por, Cakaj u ndal edhe në qasjen që BE ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sa i përket liberalizimit të vizave. “Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …