Vetura

KMDLNJ kërkon nga qytetarët që të protestojnë kundër ngritjes se çmimit të sigurimeve dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e kundërshton rritjen e taksës për sigurim të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve dhe përgjegjës kryesor për këtë e bën Bankën Qendrore e cila, në vend ta luaj rolin e rregullatorit të këtyre kompanive po bëhet pjesë e zhvatjes aktive të buxhetit të qytetarëve të Kosovës. KMDLNJ mendon se pikërisht ulja e çmimeve tarifore për sigurim dhe regjistrim të automjeteve mund të ndikojë shumë në zvogëlimin e numrit të 100 mijë veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara. Andaj në lidhje me këtë ky këshill fton qytetarët që të protestojnë kundër këtij vendimi  dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Po ashtu BQK fton Prokurorinë e Shtetit  të bëjë hetime për “një vendim krejtësisht jotransparent që e ngarkon buxhetin e qytetarit, edhe ashtu të varfëruar”. KMDLNJ pret dhe kërkon që Autoriteti i Konkurrencës të jetë më i vendosur në reagim ndaj këtij vendimi të padrejtë dhe diskriminues.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …