Haradinaj bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz, thotë ndodhem në vendin ku buroi liria e Kosovës

Haradinaj bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz, thotë ndodhem në vendin ku buroi liria e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për nder të festave të nëntorit ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar “Adem Jashari” në Skenderaj dhe tek Kompleksi Memorial i Jasharajve në Prekaz. Ai në këto nderime u shoqërua nga kryetari i komunës, Bekim Jashari i cili është djali i heroit, Hamëz Jashari dhe kryetarët e komunave që vijnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj me këtë rast deklaroi se sot ndodhet në vendin ku buroi liria e Kosovës. Ai theksoi se sot për herë të parë Ushtria e Kosovës po e kremton ditën e saj e rregulluar si duhet. Kreu në detyrë i ekzekutivit shprehu gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe shtetit shqiptar pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dje dhe i cili mori dhjetëra jetë njerëzish dhe la mijëra pa kulm mbi kokë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …