leoni

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama: Procesi i tranzionit të Forcës është në koordinim edhe me akterët ndërkombëtar

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Rrahman Rama viziton zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtnant Rrahman Rama ka shoqëruar kryetarin  e Kosovës z. Hashim Thaci, në vizitë zonave të goditura nga tërmeti i djeshëm në Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të njihen nga afër me punën dhe angazhimet e njësiteve të FSK-së si dhe për të inkurajuar ushtarët në misionin humanitar që po bëjnë në ndihmë të banorëve të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore. Kjo vizitë ka për qëllim edhe shprehjen e solidaritetit të madh dhe bashkëdhimbjen me qytetarët që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga ky tërmet.

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtnant Rrahman Rama, pasi takoi ushtarët e FSK-së dhe u njoftua me angazhimin e tyre deklaroi: ’’ Ushtarët tanë janë duke u munduar të bëjnë më të mirën, atë që është e mundur dhe për këtë keni dëgjuar edhe vlerësimet e institucioneve vendore si dhe të qytetarëve që i kanë bërë për njësitë tona këtu.

Për profesionalizimin e treguar, përkushtimin, angazhimin dhe sakrificën që po bëjnë këto ditë në ndihmë vëllezërve tanë, unë i përgëzoj të gjithë ushtarët pjesë e këtij operacioni’’ ka shtuar Gjenerellejtnant Rama.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnat Rrahman Rama, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e dërgimit të trupa shtesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në rast nevoje.

Ushtarët e FSK-së për punën dhe angazhimin e tyre profesional i ka takuar dhe përgëzuar edhe Presidenti Thaci.

Njësi të  specializuara të Gardës Kombëtarë të FSK-së, që nga paradita e djeshme ju kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …