Haradinaj: Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren hapet për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Haradinaj: Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren hapet për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

“Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, është hapur, vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen”, kështu tha kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Me këtë rast, Haradinaj, tha se sot gjatë ditës është ndërtuar një Trup Koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive që janë të specializuara për temat e të zhvendosurve, për pranimin dhe integrimin e tyre. Ndër tjerash, ai bëri të ditur se ambasadori gjerman, Qeveria gjermane bashkë me GIZ-in gjerman janë afruar po ashtu për kujdes dhe përkrahje.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …