Ka përfunduar takimi informues i punëtorëve shëndetësorë që do të nisen nesër për në Shqipëri

Sot në Prishtinë është mbajtur trajnimi i punëtorëve shëndetësor të cilët do të nisen nesër për ta dhënë kontributin e tyre në zonat e prekura nga tërmeti që goditi ditë më parë Shqipërinë. Në mesin e tyre do të jenë 45 psikolog të përzgjedhur, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek. Gjatë takimit informues, pjesëtarëve të këtij stafi ju kërkua që në asnjë mënyrë të mos postojnë foto të personave që ju ofrojnë ndihmë, në të kundërtën do të merren masa pasi publikimi i fotove është vepër penale.  Psikologu nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës “Intelekti”, Ilir Havolli tha se arsyeja e kësaj mbledhje është një takim informues rreth kandidatëve të cilët janë përzgjedh më ofrua shërbime psikiatrike dhe psikologjike në zonat e prekura nga tërmeti. Ne si shoqatë në koordinim me shoqatën e Shqipërisë kemi ofrua shërbime psikologjike gjatë datës 26,27,28 dhe mënyra e nesërme dhe organizimi i sotëm përkon me shkuarjen në mënyrë të organizuar.  Si profesionist do të shkojmë pasi kemi përvojë edhe nga lufta e fundit në Kosovë, në menaxhimin e krizave.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …