leoni

PAD: Epidemi e re e nacionalistëve serbomedhenj

PAD: Epidemi e re e nacionalistëve serbomedhenj

Partia e Aksionit Demokratike (SDA) e Sanxhakut dënon egërsimin e nacionalistëve serbomedhenj pranë Tribunalit ndërkombëtar të Hagës, që glorifikuan kryekomandantin e dënuar, kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq. Mbështetja publike dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës të cilët janë përgjegjës për gjenocid ndaj boshnjakëve përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin boshnjak dhe rrezik objektiv për boshnjakët dhe popullin në Sanxhak. Rehabilitimi i Draza Mihailoviq dhe përgjegjësit për krimet e kryera në luftërat e viteve 1990 në Bosnjë dhe Hercegovinë, Sanxhak dhe Kosovë nga ana e regjimit aktual Vuçiq-Daçiç, në Serbi mbizotëroi një epidemi të re e nacionalizmit serbomadh në urrejtjen dhe armiqësinë ndaj boshnjakëve dhe popujve të tjerë jo-serbë. Regjimi aktual serb para syve të Bashkësisë ndërkombëtare për dekada mohon gjenocidin ndaj e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë dhe krime të tjera në Ballkan, të cilat janë kryer nga forcat serbe kundër boshnjakëve dhe popujve tjerë jo-serbë, të cilat përfaqësojnë kërcënim objektiv për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. PAD (SDA ) e Sanxhakut i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të caktojë me urgjencë Konferencë ndërkombëtare  dhe me këtë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë krizën Jugosllave, thuhet në komunikatën e PAD –it (SDA) për Sanxhak. Thuhet në komunikatën e lëshuar për media të PAD-it të Sanxhakut.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …