Brickos

Ramush Haradinaj: Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore e pafajshme, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

Kryeministri Haradinaj: Nuk mund të mohohet se kemi gjendje të vështirë në sistemin e arsimit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke komentuar rezultatet e fundit të PISA ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë. Në rezultatet e testit Pisa Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit. Ai kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve. “Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj. Edhe vitin e kaluar Kosova ishte renditur keq në testin Pisa ndërsa dështimin në këtë test e ka pranuar edhe ministri i Arsimit në detyrë Shyqiri Bytyqi. Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë pritur një rezultat më të mirë

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …