Demokracia Studentore: Fajtor për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi është MASHT-i dhe Qeveria

Demokracia Studentore: Fajtor për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi është MASHT-i dhe Qeveria

Organizata ”Demokracia Studentore” përmes një komunikate për media reagon për rezultatin e PISA duke akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Arsimit për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi. Sipas kësaj organizate, arsimi në Kosovë është degraduar pikërisht nga ministria e Arsimit derisa nuk ka hartuar ndonjë plan strategjik për ta rritur cilësinë e saj. “Natyrisht, si në çdo vend, edhe në Kosovë përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi , e ka Ministria e Arsimit dhe Qeveria. Të gjithë e dimë që sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë, por çështja është se si të dalim nga kjo krizë. Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj ka premtuar se do t’i jep prioritet sektorit te arsimit por tashmë po dëshmohet se ishte vetëm premtim fushate”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …