MIT: Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror janë të gatshme për të pastruar rrugët

MIT: Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror janë të gatshme për të pastruar rrugët

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se 17 kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror janë të gatshme me makineri dhe sasi të bollshme të kripës, që nga data 15 nëntor. “Gjatë ditës së martë (03.12.2019) këto kompani, janë duke punuar në pastrim dhe hedhje të kripës në të gjitha regjionet, veçanërisht në zonat më malore ku reshjet janë më të dendura”, thuhet në njoftim. Siç bëhet e ditur kompanitë do të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë, deri me datën 31 mars kur edhe përfundon sezoni dimëror i mirëmbajtjes së rrugëve dhe varësisht nga reshjet, data përmbyllëse mund të shtyhet. MIT lut qytetarët që të jenë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, duke respektuar rregullat e komunikacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …