OAK

OAK: Qeveria dhe SBASHK-u ta kenë prioritet kualitetin dhe jo vetëm pagat

OAK shprehet tejet e shqetësuar me gjendjen e arsimit në Kosovë e cila edhe kësaj radhe u tregua në testin ndërkombëtar të PISA-s, duke u renditur ndër vendet me rezultatet më të dobëta jo vetëm në Europë por edhe në Afrikë.

OAK kërkon nga SBASHK-u që prioritet ta ketë arsimin dhe cilësinë e saj dhe jo vetëm rritjen e pagave.

Kjo marrë parasysh faktin se edhe përkundër që Kosova ka papunësinë më të madhen në Evropë dhe rajonë, pagat e mësimdhënësve në vendin tonë janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa niveli dhe cilësia e arsimit më e dobët se Afrika.

OAK konsideron se institucionet duhet të ndërmarrin masa menjëherë në mënyrë që të krijohen mekanizma për reforma në fushën e arsimit në mënyrë që të inkorporohen edhe shkollat profesionale ku të rinjtë tanë do të avancoheshin dhe do të kishin një arsimim më kualitativ.

Oda e Afarizmit të Kosovës rekomandon qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjië, institucionet e tjera kompetente, për komunikim urgjent arsim-biznes, në mënyrë që të prodhohen kuadro në bazë të kërkesës së tregut, të hapen shkollat profesionale dhe të ndërlidhen me punë praktike në biznese.

Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi ka ngritur zërin dhe ka dhënë rekomandime Qeverisë së Kosovës për zbutjen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, duke i njoftuar zyrtarët qeveriatarë dhe institucionet me problemet dhe ngecjet ekonomike të cilat po rriten dita e ditës, prandaj OAK i bënë thirrje qeverisë në ardhshme të tregohet më vigjilente në këtë aspekt shumë të ndjeshëm dhe qenësor për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj zhvillon takime politike pas dështimit të votimit të qeverisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së fundmi është përfshirë në diskutime politike rreth formimit …