Shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Gent Cakaj gjatë qëndrimit në Bratisllavë është pritur në takim me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se gjatë takimit me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar edhe për rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
