Peter Handke

Më shumë reagime po kundërshtohet dhënia e çmimit Nobel për austriakun kundërthënës, Peter Handke

Reagime të shumta kanë ardhur për ceremoninë e sotme të çmimit Nobel, ku çmimin pritet ta marrë shkrimtari kundërthënës austriak Peter Handke. Përveç bojkotit të ceremonisë që e kanë paralajmëruar disa shtete, lidhur me të kanë shkruar edhe personalitete të ndryshme. Gazetarja e CNN-it, Christiane Amanpour në një postim në Twitter, duke iu referuar deklaratave të Handkes se “asnjëherë nuk e beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”, ajo ka shkruar se ishte atje dhe të gjithë e dinë se kush është fajtor. Për këtë ka reaguar edhe Samantha Power ish-ambasadore në Kombet e Bashkuara. Ajo thotë se bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës. Kujtojmë se deri tani ceremoninë e çmimit Nobel e kanë bojkotuar Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Bosnja edhe Afganistani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …