Nënshkruhen kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Lekaj theksoi se zgjerimi i kapaciteteve rrugore, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këto dy kontrata janë nënshkruar me punëkryesit e zgjedhur për zgjerimin e hyrjes së Prizrenit, me gjatësi 4 kilometra dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot, me gjatësi 11 kilometra. Kosto e tyre është rreth 9 milionë euro. Ndërsa, në proces e sipër është zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit dhe Ferizajt. Projekti “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës” në total ka një buxhet prej rreth 29 milionë euro, huamarrje nga BERZH.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …