Banka e Këshillit të Evropës akordon një donacion prej gjysmë milioni euro ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

Banka e Këshillit të Evropës akordon një donacion prej gjysmë milioni euro ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Evropës, e cila ka akorduar një donacion prej gjysmë milioni euro për të asistuar planifikimin e projektimin, me të gjithë gatishmërinë për të mbështetur me fonde të tjera Programin e Rindërtimit. Në fillim të takimit, përfaqësuesi i Bankës së Këshillit të Europës u shpreh se “ne duam të dimë nëse ka projekte të tjera me qëllim që të ndihmojmë”. Kryeministri shprehu mirënjohjen për donacionin e Bankës së Këshillit të Evropës, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën. Rama falënderoi për këtë donacion, ndërsa u shpreh se ne shpresojmë se do të kemi një konferencë donatorësh.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …