Kryetarja e Mianmarit, nobelistja, Aung San Kyi, nuk pranon akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

Kryetarja e Mianmarit, nobelistja, Aung San Kyi, nuk pranon akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

Laureatja e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Kyi, u përgjigj para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,  në Hagë në faktet se Mianmari (ish-Burma) ku ajo është kryetare, kreu mizori e masakra kundër myslimanëve, Rohinja. Në fjalën e saj, ajo e quajti çështjen kundër Mianmarit si “të paplotë dhe të pasaktë”. Dhjetëra mijëra myslimanë të këtij shteti i vrau ushtria dhe më shumë se 700,000 u dëbuan nga vendi i tyre  në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste, në vitin 2017. Duke pranuar që ushtria e Mianmarit mund të kishte përdorur ndonjëherë forcë të tepruar, ajo tha se nëse ushtarët do të kishin kryer krime lufte “ata do të ndiqen penalisht”, por ajo nuk ndihet fajtore. Zonja me çmimin Nobel nuk kërkon falje për vrasjen e masakrimin e dhjetëra mijëra myslimanëve. Mjerisht ajo ka përkrahjen e shumicës së shteteve të krishtera të Evropës, ashtu sikur edhe shkrimtari austriak Petar Handke.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …