Gjatë ditës së enjte Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, zyrtarë të KRU “Gjakovës’’ dhe banor të këtij fshati ka marrë pjesë në ceremoninë e funksionalizimit dhe përurimit të ujit të pijshëm në fshatin Baboc të komunës së Rahovecit.