leoni

Takimi i tretë i Kryetarit Latifi me punonjësit e QKMF-së, ”Dr. Fahredin Hoti”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me Nënkryetarin Fatmir Iska, Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Samir Mustafa dhe me drejtorin e QKMF-së, Jusuf Korenica kanë mbajtur takimin e tretë për vitin 2019 me punëtorët e QKMF-së. Gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës dhe respektimin e orarit të punës në këtë sektor, duke falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe vazhdimin e respektimit të kësaj detyre elementare dhe me prioritet nga secili punonjës në mënyrë që të rritet kualiteti i shërbimit edhe më shumë ndaj qytetarit. “Po ashtu, do të kujdesemi që në bashkëveprim me udhëheqjen e Spitalit Rajonal të Prizrenit, udhëheqjen e SHSKUK dhe udhëheqjen e Transfuzionit Kombëtar të Gjakut, sa më shpejtë ta hapim dhe ta funksionalizojmë Repartin e Hemodializës, si një sfidë jo e lehtë që na ka përcjellë tash e disa vite”, tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …