SHFMU,,Rexhep Kadriaja ,, në Rastavicë , pajiset me kabinetin e TIK-ut

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e Arsimit Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pritur në takim përfaqësues të  Organizatës Gjermane, Presidentin e organizatës  ,,Humanity First’’ Stefan Härter  me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i njoftoi me specifikat e komunës së Deçanit, zhvillimet në këtë komunë, ecurinë në realizim të projekteve, planet për të ardhmen  konkretisht në sektorin e Arsimit, duke shtuar se jemi duke ecur me hapa të sigurt drejt rregullimit të infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit, disa me projektin e Efiqiencës, disa me investime nga MASHT-i, disa më investime Komunale dhe nga organizata të ndryshme, por marrë në përgjithësi tashmë kemi arrite qe në çdo shkollë të investojmë dhe të krijojmë një ambient më të ngrohtë për mbarëvajtjen e mësimit, tashmë pas krijimit të kushteve të mira kërkohet që të rritet akoma më shumë cilësia mësimore. Unë dua të ju falënderoi për vizitën, po ashtu edhe për donacionin e dhuruar për kabinetin e TIK-ut në SHFMU,,Rexhep Kadriaja” në Rastavicë, sepse ky donacion është i dyti më radhë nga kjo Organizatë, e kjo më bën të ndihem mirë sepse shohë se tashmë janë krijuar edhe raporte të mira mes DKA-së dhe Organizatës ,,Humanity First’’ nga Gjermania. Ndryshe përfaqësues të Organizatës Gjermane  ,,Humanity First’’ bashkë me kryetarin Ramosaj kanë vizituar SHFMU ,,Rexhep Kadriaja” në Rastavicë ku janë pritur nga drejtoi i kësaj shkolle Blerim Selmonaj, personeli i shkollës dhe nxënës ku dhe është bërë pranimi i këtij donacioni. Stefan Härter, tha se jam shumë i lumtur qe kam vizituar komunën e Deçanit, jam prit nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, po ashtu po ndihem mirë që tashmë jam këtu bashkë me ju për të pa nga afër edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ky është  një vazhdimësi e fillimit të një bashkëpunimi të nisur një vit më parë, e besoi se do të takohemi herave tjera me donacione tjera. Drejtori i kësaj shkolle po ashtu edhe nxënësit janë shumë të kënaqur që tashmë në shkollën e tyre kanë një kabinet të TIK-ut të kompletuar ku pos teorisë nga mësimdhënësit do të mësojnë edhe praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …