Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, kërkon nga Bashkimi Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë pasi kjo e fundit, nuk ka gatishmëri për të arritur marrëveshje dhe marrëdhënie të reja me Kosovën. Ai thotë se Serbia duhet të ndëshkohet për politikën që e ka ndjekur, politikën e gjenocidit. Kurse për ftesat e Gjykatës Speciale, thekson se kjo Gjykatë është “Sui Generis” për shkakun se në praktikën ndërkombëtare nuk ka ndodh që të ketë një Gjyaktë për ndjekje një etnike. Ai potencon faktin se komuniteti ndërkombëtarë e ka pasë një Tribunal, Tribunalin e Hagës për t’i ndjekur krimet që janë kryer në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe përderisa komuniteti ndërkombëtar është i bindur se dikush ka kryer krime të luftës atëherë është dashur ta ruaj Tribunalin e Hagës dhe atje të përgjigjen kriminelët e luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit
Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …