Kosova i kërkon Shqipërisë ta anulojë takimin në Durrës, për të ashtuquajturin "minishengen"

Kosova i kërkon Shqipërisë ta anulojë takimin në Durrës, për të ashtuquajturin “minishengen”

Mohimi i Masakrës së Reçakut nga kryetari i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve tjera, partitë politikë në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria ta anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajtur Mini-Shengenin Ballkanik. Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u shpreh  kundër takimeve të tilla, veçmas tash kur haptas mohohet gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia. “Ky proces do të jetë në shërbim të plotë të Serbisë dhe jo ndaj shteteve tjera të cilat po pretendohet që kanë interes. Ky proces ka avancim ose interes vetëm Serbia. Në këtë rast jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj Shqipëria është dashur të sheh Serbinë me sytë qe e sheh Kosova, me sytë që e shohin qytetaret e Kosovës Serbinë. Por kjo qasje mungon në qeverinë e Shqipërisë. Ne jemi kundër takimeve të tilla, ku nuk përfshihet Kosova dhe kundër takimeve të tilla kur po flasim për një president që mohon krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Por mos të harrojmë këtë qasje e ka pas Serbia prej përfundimit të Kosovës”, thotë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …