Përplasje në mes të policisë dhe protestuesve në Tiranë kundër vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, qytetarë të shumtë kanë protestuar kundër vizitës në Shqipëri të kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ditë më parë ka mohuar masakrën në Reçak të bërë nga policia dhe ushtria e Serbisë, masakër e cila nga shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë gjatë vitit 1999, Uiliam Uoker u quajt krim kundër njerëzimit. Pavarësisht kësaj, Aleksander Vuçiqi është pritur në mënyrë miqësore nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimim e ashtuquajtur Minishengeni Ballkanik. E kundër kësaj vizite dhe pritje miqësore kanë protestuar qytetar të shumtë në Tiranë, para hotel Rognerit. Ata kanë mbajtur parulla të shumta të cilat ia kanë përkujtuar krimet e Serbisë kundër popullit shqiptar në Kosovë dhe kanë brohoritur Kombi digjet, qeveritë krihen”, “ Jo Vuçiqit”, “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, “Afrohu atdheut jo Vuçiqit” e parulla të tjera. Gjatë protestës ka pasur edhe përplasje të herë pas hershme me policinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …