Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Zeka: Negociatat me Serbinë kanë ndikuar në rënien e investimeve ekonomike të huaja në Kosovë

Duke folur për gjendjen ekonomike në vendin tonë, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka thënë se Kosovës i duhet një strategji kombëtare për zhvillim ekonomik. Ai ka shtuar më tutje se pas krijimit të kësaj strategjie, të gjitha vendimet të cilat do të merreshin qoftë nga qeveria nga ministritë individuale do të bazoheshin te ky dokument ombrelle edhe në rrethana të ngjashme ku do të kishim sërish një situatë të tillë politike qoftë zgjedhje të reja. Ne kemi pa që realisht në rastin e Kosovës  vëllimi i investimeve të huaja direket është jashtëzakonisht i ulët me një trend rënës nga viti në vit, dhe pashmangshëm tema e hapur me fqinjët e saj këtë rast me Serbinë qojnë mesazh të një mungese të stabilitetit politik edhe të brendshëm edhe të jashtëm, dhe këto tema duhet të mbyllen që të mund të krijohen mundësi të reja për tërheqjen e investimeve edhe amerikan edhe investimeve të huaja direkte, ka theksuar drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …