Policia e Kosovës fillon me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit

Policia e Kosovës fillon me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit

Ka më shumë se një javë që kur Policia e Kosovës ka filluar me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Në mesin e të intervistuarve do të jetë edhe ish-komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, të tjerët janë gardianë të qendrës së paraburgimit në Prizren si dhe staf mjekësor. Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se gjithë të intervistuarit do të jenë në cilësinë e dëshmitarit. Por, vendimin e Prokurorisë Speciale, ai po e quan të gabueshëm pasi sipas tij po përsëriten veprimet të cilat janë ndërmarrë edhe më herët. Gashi thotë se një pjesë e këtyre të intervistuarave do të duhej të ishin në cilësinë e të dyshuarve për rastin Dehari. Ai thekson se po presin të përfundojnë këto hetime dhe pastaj përsëri do t’i bëjnë një kërkesë prokurorit që të nxjerrë një vendim për zhvillimin e hetimeve, në të kundërtën thotë se do të bëjnë një kallëzim penal. Sipas tij, intervistimi i 15 personave për rastin e Astrit Deharit do duhej të përfundonte deri në fund të dhjetorit të këtij viti ose eventualisht deri në janar të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …