Haradinaj: Shkarkimi i Task-Forcës kundër korrupsionit është vendim i paplan që shkakton pasiguri juridike

R. Haradinaj: S’duhet të vendoset partneri para aktit të kryer sikur bëri Vetëvendosja me LDK-së pastaj t’i kërkohet mbështetje

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse propozimi për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit. Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje. Unë prej fillimit kam shpreh habi në qasjen e zotit Kurti, në një lloj qasje që është më shumë diktat, ose kushtëzim. Ndaj partnerëve potencialë, duhet të kihet  kujdes, të trajtohen me respekt partnerët për ta arritur një marrëveshje të besueshme për të gjithë. Ai thotë se nuk bën të zvarritet vendi, duke parë si mundësi edhe vajtjen  në zgjedhje të reja. Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, u betuan dje në këtë institucion, i cili pastaj zgjodhi edhe kryetarin dhe nënkryetarët, duke përfunduar kështu me sukses konstituimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …