Shumica e shteteve të botës kanë uruar Shqipërinë për 28 nëntor, në mesin e tyre edhe NATO-ja

Kuvendi malazez miraton, Projektligjin për simbolet kombëtare që garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar

Kuvendi malazez ka miratuar me 41 vota pro, Projektligjin për simbolet kombëtare. Projektligji është hartuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, nga shqiptarët e Malit të Zi, ndërkohë që është fshirë totalisht neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar. Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të malit të zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Mehmed Zenka tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën shumënaconale të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …