Haradinaj: Shkarkimi i Task-Forcës kundër korrupsionit është vendim i paplan që shkakton pasiguri juridike

Ramush Haradinaj thotë së mirë për Kosovën do të ishte dështimi i Kurtit dhe mos të krijimi i Qeverisë nga ai

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke e quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues, ka deklaruar se ai çdoherë ka bërë politikë dhe ka punuar për të qenë vet kauza dhe nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet. Haradinaj i bëri këto komente në Kuvendin e Punës të AAK-së, ku pikë e rendit të ditës janë orientimet strategjike dhe objektivat e partisë, shkuarja në zgjedhje të brendshme dhe ndryshimi i statutit. Sipas tij, Kurti do të vazhdoi me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë që nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo sipas Haradinajt, shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet. Ai thotë së mirë për Kosovën do të ishte dështimi i Kurtit dhe mos të krijohet Qeveria. Haradinaj ka hedhur akuza nga partnerët koalicionit PAN, ku siç tha ai ata gjatë bashkëqeverisjes kanë menduar vetëm për vete, por jo edhe për Kosovën dhe sipas tij AAK është e vetmja parti në shërbim të ruajtjes, mbrojtjes dhe forcimit të Kosovës së pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …