Kurti

Albin Kurti tri herë nuk i përgjigjet ftesave të kryetarit, Hashim Thaçi, por vetë e cakton ditën e takimit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie Albin Kurti ia ka kthyer përgjigjen kryetarit  të Kosovës Hashim Thaçi lidhur me takimin e radhës. Kryetari Thaçi kishte kërkuar përmes një letre takim me kreun e Vetëvendosjes për  nesër në ora 10:00, në kabinetin e tij. “Me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si kryetar i Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e përcaktuar në Kushtetutë”, thuhet në ftesën e Thaçit. Kryetari kërkon që në këtë takim konsultativ t’i konfirmohet të  propozuarit për kryeministër lidhur me formimin e qeverisë së Kosovës. Por, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti,  tri herë e ka  refuzuar ftesën, duke mos iu përgjigjur kryetarit, Thaçi, ndërkohë ka propozuar që takimi të mbahet sipas caktimit që i ka bërë vetë për ditën e hënë, më 6 janar, duke i lënë të kuptohet se me Albin Kurtin, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  nuk do ta ketë të lehtë. Arroganca e Kurtit, më tepër del të jetë frustrim lidhur me pamundësinë e formimit të Qeverisë me LDK-në dhe këtë rast çdo takim me Thaçin nuk do të kishte asnjë kuptim. Edhe ftesat e njëpasnjëshme të Thaçit kanë një prapavijë të zbrazjes së zemërimit, meqë ai e di fare mirë se nuk ka pse e takon Albin Kurtin për ta caktuar mandatar, kur ai ende nuk ka asnjë mandat, përveç manovrimeve dhe pritjes së paparashikueshme dhe nevrastenike. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …