MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Viti 2019 e ka shoqëruar arsimin me greva, dështime dhe përjashtime, por për këto MASHT nuk ka marr përgjegjësi

Viti 2019 e ka përcjellur me dështime edhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në janar u ndërpre viti shkollor dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës hyri në grevë, për shkak të paknaqësisë me paga. Greva zgjati një muaj dersia SBASHK-u bëri marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Në shtator, Agjencia e Kosovës për Akreditim u largua nga ENQA. Ndërkohë, arsye kryesore u thanë të jenë ndërhyrjet politike në arsim. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, fajësoi qeverinë dhe politikën për këtë situatë. Pas kësaj, lajmi i hidhur për arsimin kosovar erdhi edhe pas publikimit të rezultateve të testit PISA. E cila e rangoi Kosovën të katërtën nga fundi në listën mes 79 vendeve të botës. Por, ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi nuk pranoi të ishte pjesë e këtij dështimi. Ai u arsyetua duke thënë se nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …