Rryma

KEDS-i thotë se është siguruar energji e mjaftueshme për Vitin e Ri, por apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë

KEDS-i dhe KESCO thonë se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike gjatë festës së ndërrimit të motmotit. KEDS-i apelon të të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive. Në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike, dhe si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 megavat/orë. Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaj, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Theranda. KEDS-i ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …