Nga janari i viti 2019 deri më sot 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor

Nga janari i viti 2019 deri më sot 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor

113 persona kanë humbur jetën që nga janari i viti 2019 deri më sot. Ky vit ka qenë tragjik për Kosovën, vetëm gjatë një viti 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Nga gjithsej 16 mijë e 46 aksidente sa kishin ndodhur gjatë kësaj periudhe, 100 prej tyre kishin rezultuar me fatalitet, rreth 7 mijë me lëndime, ndërsa afro 10 mijë vetëm me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar mbi 411 mijë tiketa. Nëntë persona më pak kanë humbur jetën gjatë këtij viti, krahasuar me vitin 2018, megjithatë numri i aksidenteve fatale mbetet shqetësues. Ndërsa numri i aksidenteve është rritur në rreth një mijë më shumë këtë vit. Policia thotë se pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë mbeten ndër shkaktarët e humbjes së jetëve njerëzore nëpër rrugët tona, prandaj drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesor të përgjegjësive gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …