leoni

BE-ja i ka ofruar Turqisë heqjen e vizave në qershor të këtij viti

BE-ja i ka ofruar Turqisë heqjen e vizave në qershor të këtij viti

Në një samit të jashtëzakonshëm, të mbajtur ditë më parë në Bruksel, u mor vendim për një plan të propozuar nga Turqia, i cili cilësohet si kthesë e jashtëzakonshme  në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Këtë e ka thënë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke përshëndetur bashkëpunimin e Turqisë. BE-ja i ka ofruar Turqisë heqjen e vizave qysh në qershor të këtij viti. Turqia do të pranojë të gjithë refugjatët ilegalë që nga territori i saj hyjnë në Greqi, ndërkohë që për një të kthyer në Turqi, BE-ja do të zhvendosë në BE një sirian nga kampet e refugjatëve, në Turqi. Këto pika të një marrëveshjeje të arritur në samitin e BE-së me Turqinë duhet të sqarohen në detaje në tetë ditët e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …