leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndihet shumë krenar me Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndihet shumë krenar me Ushtrinë e Kosovës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në natën e Vitit të Ri ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai u shpreh se qëllimi i vizitës së tij në FSK, ishte për t’u shprehur respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në shërbim të vendit. Haradinaj krenar me Ushtrinë e Kosovës, duke pohuar se janë krenaria e të gjithëve dhe po ashtu janë institucioni që kanë fituar besimin e aleatëve tanë. “Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që çdo kohë, veçanërisht  për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne këtu, tani në këtë rast edhe unë e bëj vetën pjesë të juaj. Ne i shprehim falënderim edhe ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshëndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …