Kroacia nga sot zyrtarisht e merr kryesimin e Bashkimit Evropian nga Finlanda e cila e ka kryesuar deri më tani

Kroacia nga sot zyrtarisht e merr kryesimin e Bashkimit Evropian nga Finlanda e cila e ka kryesuar deri më tani

Kroacia nga sot merr kryesimin e Bashkimit Evropian, nga Finlanda. Këtë ditë Zagrebi zyrtarisht e konsideron historike, duke pasur parasysh se ky është shteti i fundit që ka hyrë në BE, ndërsa tashmë ka detyrë serioze para vetes. Kryeministri kroat Plenkoviq tashmë ditët në vijim do të jetë nikoqir dhe do të ketë takim me një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve evropiane. Nga 7 janari, dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidencialë. Pelnkoviq udhëton për në Paris në takim me kryetarin francez Emanuel Makron. Një prej temave të bisedave do të jetë zgjerimi i cili gjatë kryesimit kroat që do të jetë ndër prioritetet në agjendë. Tre ditë më vonë në Zagreb vjen kryetari i Këshillit Evropian. Më 16 janar, Plenkoviq niset për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel. Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia pastaj Sllovenia.

Kontrolloni gjithashtu

Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me ShBA-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e …