Vetëvendosje

LVV: Arrestimi i Nezir Mehmetajt tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës

Kundër arrestimit të Nezir Mehmetaj ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Në reagimin e saj thuhet se arrestimi i Nezir Mehmetaj tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës sa herë që ka mundësi. “E kjo sjellje duhet të na bëjë të reflektojmë për dy gabime tonat, së pari që përmes pjesëmarrjes në marrëdhënie joreciproke e josimetrike me Serbinë, ne si Kosovë kemi kontribuar në normalizimin e imazhit të një vendi anormal, e së dyti, për gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në vendin tonë, ku edhe 20 vite pas lufte njerëzit detyrohen të shkojnë për vizita të specializuara në Beograd e Nish, duke marrë përsipër rreziqet e një vendi që zyrtarisht i diskriminon shqiptarët e Kosovës. Ne kërkojmë që të lirohet Nezir Mehmetaj dhe të ndalet përndjekja e qytetarëve të Kosovës” thuhet në mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …