FSSHK: Sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet tëishte shqetësim shtetëror

Sipas Odës së Mjekëve gjatë vitit 2019, rreth 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës

Më shumë se 600 mjekë në Kosovë janë të papunë, prej të cilëve, sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 janë mjekë specialistë. Institucionet publike shëndetësore, në anën tjetër, kanë kumtuar se kanë nevojë edhe për 5 mijë mjekë të rinj që të punësohen. Ndërkohë në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, thuhet se 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës. Numri më i madh i tyre, bazuar në Odën e Mjekëve, kanë qenë mjekë të rinj, të cilët nuk kanë mundur të punësohen në Kosovë në profesionin e tyre, ndonëse sistemi shëndetësorë ka mungesë të vazhdueshme të mjekëve. Aktualisht, Kosova nuk ka numër të saktë të mjekëve të cilët e kanë lëshuar vendin për të punuar në shtetet e Bashkimit Evropian apo edhe më larg. Gjatë vitit 2018, kanë qenë 110 mjekë që kanë kërkuar në Odën e Mjekëve certifikata që u duhet për punësim jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …