Kryetari francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq në Paris, se dëshiron që samiti i majit në Zagreb të jetë i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate. Të dy liderët do të diskutojnë mbi kuadrin e negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, negociatat për kornizën e re financiare shumëvjeçare, përgatitjet për konferencën për të ardhmen e Evropës dhe Samitin BE-Evropë Juglindore që do të mbahet në Kroaci. Në këtë kontekst të dy zyrtarët do të diskutojnë për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit. Me marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të BE-së më 1 janar, Kroacia dëshiron ta zhbllokojë ketë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativë për perspektivat evropiane të vendeve të Evropës Juglindore.
Kontrolloni gjithashtu
Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
