Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot në Bagdad, përgjegjësinë e ka marrë Garda Revolucionare e Iranit

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot në Bagdad, përgjegjësinë e ka marrë Garda Revolucionare e Iranit

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot në Bagdad të Irakut, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, raporton Reuters duke u thirrur në dëshmitarë okularë. Arsyet e shpërthimeve ende janë të panjohura, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa, ndërkaq sot në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë. Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë Garda Revolucionare e Iranit, duke bërë të ditur se sulmet ishin hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë elitare iraniane Quds, Qassem Soleimani.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …