Mustafa - Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiqe taksën ose prishet koalicioni

Edhe gjatë ditës se sotme pritet të vazhdojnë bisedimet ndërmjet prijësve të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Edhe sot pas orës 15.00 pritet të vazhdojnë bisedimet “sekrete” ndërmjet prijësve të Vetëvendosjes e LDK-së, të cilat pasditen e mërkurë nuk sollën ndonjë marrëveshje, pos asaj që u tha se ka përafrime. Nga ana tjetër ka përfunduar afati ligjor i Presidencës së Kosovës dhe e cila pritet gjatë ditës të deklarohet për veprimet e mëtutjeshme. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri i mohoi zërat se LDK-ja po kërkon ‘shkarkimin’ e  kryekuvendarit e që do duhej t’i takonte ai post LDK-së dhe mohoi fjalët që kjo parti po kërkon si këmbim Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai nuk ka treguar edhe për emrat e LDK-së për postet të cilat i takojnë, duke thënë se akoma nuk janë marr me emrat e ministrave. Nga ana tjetër zyrtar nga Vetëvendosje nuk janë deklaruar rreth vazhdimit të bisedimeve me LDK-në, kërkesave të saja dhe kalimin e afatit ligjor 48 orësh të kryetarit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …