Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan e miraton rezolutën që kufizon fuqitë e luftës për kryetarin, Donald Trump

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan e miraton rezolutën që kufizon fuqitë e luftës për kryetarin Trump

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka miratuar rezolutën që kufizon fuqitë e luftës për kryetarin, Donald Trump. Kjo masë parandalon çdo veprim kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit. Sidoqoftë, kjo është një dritë simbolike e gjelbër: në fakt, masa nuk është e detyrueshme dhe është e vështirë për të marrë aprovimin e Senatit. Ajo u miratua me 224 vota pro dhe 194 kundër. Tre republikanë votuan po: ata janë Thomas Massie, Francis Rooney dhe Matt Gaets. Demokratët e morën këtë vendim pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nga frika e një përshkallëzimi tensionesh mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin …