Komuna e Gjilanit ka filluar manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2020”

Komuna e Gjillanit ka filluar sot manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Aktivitetet kanë filluar me bërjen e homazheve në varrezat e dëshmorëve nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtor. Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin e dëshmorëve të rënë në etapa të ndryshme për çlirimin e Kosovës. |Në 29-vjetorin e “Flakës Janarit”, ne shënojmë tradicionalisht veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit. Duke e vlerësuar gjithmonë këtë kryengritje të Anamoravës, Karadakut e Gollakut, natyrisht që ne jemi sot krenarë në ditën e Rexhep Malës e Nuhi Bersishës. Ata kanë ndërtuar ideale dhe me sakrificën e tyre, kanë dhënë dëshmi se si kryengritet për atdhe dhe liri”, theksoi kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Gjatë ditës janë bërë vizita e homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizitë në kazermën e FSK-së, ndërkaq në mbrëmje do të bëhet ndezja e flakadanit, që shënon zyrtarisht fillimin e manifestimit të sivjetmë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …