Brickos

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të dhunës në familje

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e rriten. Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 1 mijë e 750 raste, 1 mijë e 400 prej të cilave janë dhunë ndaj grave. Njohësit e kësaj fusha kanë tërhequr vërejtjen se si pasoj e mos reagimit me kohë apo lënies pas dore të tyre nga dhuna në familje ka pasur edhe raste me fatalitet, të vrasjes me armë apo mbytjes së gruas nga burri. Llogaritet se nga përfundimi i lutës çlirimtare, mbi 100 gra janë vrarë nga burrat e tyre apo burra tjerë të familjes. Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, ka deklaruar për KosovaPress, se shteti po reagon me vonesë në mbrojte të viktimave dhe kjo po bënë që burrat me dhunë e armë fizike ta tregojnë forcën e tyre ndaj gjinisë së kundërt. Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se shteti duhet të marrë përgjegjësinë në rastet kur nuk ofron mbrojtjen e viktimës potenciale. Familjarët e viktimave të dhunës në familje kanë bërë thirrje që shteti të reagoj me kohë dhe të ndërmarr masa adekuate ndaj dhunuesve e jo si deri më tani që nuk i ka ndëshkuar aspak e kjo i ka inkurajuar dhunuesit që të vazhdojnë me dhunën e tyre e cila në disa raste ka pasur pasoja fatale për viktimat, kryesisht gra.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …