Viliam Voker: Duhet të krijohet një gjykatë për krimet serbe në Kosovë, e cila heton gjeneralët dhe ministrat e Sllobodan Millosheviqit

Ismet Sylejmani: WILLIAM WALKER E NDALI SERBINË

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomati i shquar, shefi i OSBE-së në Kosovë, figura e shquar botërore, personazhi historik e legjendarë William Walker është njëri nga burrat e mëdhenj të superfuqisë planetare, që e NDALI SERBINË!

500 vjet nën perandorinë turke dhe 100 vjet nën perandorinë serbe, Serbia, bëri gjithçka të keqe, antinjerëzore e antihumane kundër popullit e kundër Kombit shqiptar!

Serbia vrau dhe preu, masakroi dhe shkatërroi, dhunoi e shpërnguli shqiptarët, që tua merrte çdo pëllëmbë toke e tua humbte nga faqja e gjeografisë dhe e globit Atdheun!

Kundër Serbisë pushtuese gjithë jetën e Tij, nëpër breza, në dekada e në shekuj, ka luftuar me heroizëm të pashembullt populli shqiptar!

Populli shqiptar luftën kurrë nuk e ka ndalë për tu pavarësuar nga Serbia pushtuese!

Edhe në kohën e perandorisë turke, edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, edhe kur ndahej e copëtohej Shqipëria në Versajë, në Londër e në Berlin, edhe kur luftohej gjatë Luftës së Parë Botërore, edhe gjatë LANÇ në LDB, edhe gjatë shpërbërjes se ish-perandorisë jugosllave dhe në fund edhe gjatë luftës së armatosur, çlirimtare e titanike të UÇK-së!

Vetëm gjatë luftës së UÇK-së, populli shqiptar i Kosovës arriti që në anën e tij të kishte aleat të madh superfuqinë botërore SHBA, dhe kjo u bë e mundur, jo vetëm për shkak të drejtësisë së luftës çlirimtare që zhvillonte UÇK dhe populli shqiptar, jo vetëm pse u derdh gjak e ranë heroikisht në vijat e frontit luftëtarët trima e legjendarë Dëshmorë e Heronjtë të Kombit, jo vetëm pse u plagosën e lanë gjymtyrët e tyre ushtarët çlirimtare, jo vetëm pse u masakruan, u dhunuan dhe u shpërngul një popull i tërë nga aparati shtetërorë e ushtarako-policorë i Serbisë pushtuese!

Serbinë në Kosovë e para e ndali lufta heroike e UÇK-së, pastaj e ndali gjigantja SHBA, dhe e ndali NATO, por kjo u bë e mundur falë të famshmit, të madhit dhe të lavdishmit, heroit të gjalle, mikut të shekujve e mijëvjeçarëve të ardhshëm WILLIAM WALKER!

Duhet ta dimë përgjithmonë, të thuhet kudo e nga çdo shqiptar, se Ambasadori Wiliam Walker, me qëndrimin e Tij heroik, prej burri sypatrembur, prej amerikani të paluhatshëm, e prej diplomati legjendarë, i doli në krah dhe u rreshtua në anën e të masakruarve të pafajshëm shqiptar në Reçak!

Falënderimi me miliona herë, është e do të ishte shumë pak i dashur dhe i nderuar Ambasadori emblematik i SHBA-ve WILLIAM WALKER!

Të gjithë brezat e popullit shqiptar që kanë vdekur, të falënderojnë nga varret e Tyre për qëndrimin Tënd që e NDALE SERBINË!

Të gjithë shqiptarët e ardhshëm, do të përulen me respekt e nderim për Ty, për jetën dhe veprën Tënde!

Ty duhet të ta marrim emrin, dhe ti pagëzojmë me emrin Tënd shqiptarët e ardhshëm!

Ty kudo nëpër qytetet dhe vendbanimet shqiptare duhet të  ngrinim përmendore, të emërojmë institucione edukativo-arsimore, politiko-kombëtare, ushtarako-paqësore, bulevarde, sheshe e rrugë me emrin Tënd të madh!

Faleminderit prindërve Tuaj që të kanë lindur dhe rritur, je burrëruar dhe ruajtur që të vini me mision në Kosovë, dhe të ngrini zërin e të drejtoni gishtin ta thoni pa u frikësuar se: Serbia ka shkaktuar gjenocid në Kosovë!

Ambasador WILLIAM WALKER, Ti e ke NDALUR SERBINË!

Populli shqiptar, Atdheu e Kombi Ynë, të përulet përgjithmonë!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 15 Janar 2019!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …