leoni

Ministri, Xhelal Sveçla

Sveçla: Nëse nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje me LDK-në opsion është edhe qeveria e pakicave

Zyrtari i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë, atëherë duhet të shihet edhe opsioni për krijimin e Qeverisë me pakicat. Ai ka shtuar më tutje se Vetëvendosja po këmbëngul në një marrëveshje të drejtë me LDK-në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë që deri në fund ta arrijmë. Por, edhe qeveria e pakicave është një opsion, por ne jemi të vendosur që të punojmë drejt një marrëveshje me LDK-në. Në takimin e fundit të dy subjekteve politike ne jemi dakorduar që oferta jonë të shkojë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe të marrim përgjigje zyrtare në këtë ofertë tonën. Sa i përket letrës, oferta e Levizjes Vetëvendosje është ofertë zyrtare e kësaj partie, ka theksuar Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …