Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” komuna e Rahovecit i nderon dëshmorët e kombit

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” komuna e Rahovecit i nderon dëshmorët e kombit

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit”, Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së në këtë komunë organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit. Sot për nder të 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku do të bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies në fshatin Fortesë të kësaj komune. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme ku më 27 janar mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990. Po ashtu, në po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, si dhe do të hapet një ekspozitë kolektive e artit pamor. Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve në Ratkoc.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …