KPM: Adnan Merovci zgjidhet kryetar edhe për një mandat

KPM: Adnan Merovci zgjidhet kryetar edhe për një mandat

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 09.03.2016, ka ri-zgjedhur z. Adnan MEROVCI për Kryetar të KPM-së edhe për një mandat tjetër.z. MEROVCI ka lindur në Vushtrri më 1956. Ai është i diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit për 10 vite deri në vitin 1990 ka punuar në Bankën e Bashkuar të Kosovës (BANKOS). Nga viti 1990, ka qenë udhëheqës i Protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim RUGOVA deri në vitin 2000. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Drejtor i Postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së nga viti 2003 deri në 2006. Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Post Telekomit të Kosovës. Në vazhdim ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm. Është i martuar, baba i 4 fëmijëve. Nga gjuhët e huja e flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …