leoni

Nikoliq

Nikoliq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse mosnjohja do t’ia pamundësojë hyrjen në BE

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ju ka deklaruar medieve ruse se Serbia nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse mosnjohja do t’ia pamundësoj hyrjen në Bashkimin Evropian. Gjatë intervistës për “Rusia 24” ai ka theksuar se Serbia po zhvillon bisedime me BE-n- dhe Prishtinën e po përpiqet që njerëzit në Kosovë të jetojnë mirë dhe në këtë na përkrah Rusia. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën, madje edhe nëse nduk do të mund të hyjmë në BE. Prandaj, kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Në konfliktin e Rusisë e të BE-së, e pësojnë edhe Rusia, edhe BE e edhe Serbia. BE dëshiron të na tërheqë në anën e vet, por ne nuk jepemi, bashkëpunojmë edhe me Rusinë e BE-në dhe kur na vënë kusht, dyshojmë se na e duan të mirën, ka theksuar kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …